“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Atëherë i lejohet gruas që të zbukurohet para mahremëve të saj

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Bab el-Lika el-Maftuh (4 A)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cili është kriteri që gruaja të shfaqë bukuritë së saj para mahremëve të saj përveç burrit?

Përgjigje: Allahu (azze ue xhel) ka thënë:

وَقُل لِّلْمُؤْمِنَاتِ يَغْضُضْنَ مِنْ أَبْصَارِهِنَّ وَيَحْفَظْنَ فُرُوجَهُنَّ وَلَا يُبْدِينَ زِينَتَهُنَّ إِلَّا مَا ظَهَرَ مِنْهَا

”Dhe, thuaju besimtareve, të ulin shikimin (nga e ndaluara) dhe t’i ruajnë organet e veta gjenitale; dhe të mos i shfaqin nga bukuritë (pjesët e trupit) përveç asaj që është e dukshme.” 24:31

Stolitë që zakonisht janë të dukshe, siç janë rrobet që vishen kur ajo del jashtë dhe rrobet që përdoren për punët e shtëpisë, këto janë stolitë të cilat janë të dukshme.

Sa u përket stolive për zbukurim, ato lejohet të shfaqen vetëm para maharimëve të saj, me kusht që të jemi të sigurtë nga sprovat. Nëse ka rrezik që të ndodhin sprova, atëherë është e ndaluar për të që të shfaqet në rroba të bukura para maharemëve të saj. Disa maharem mund të kenë lidhje të largëta me gruan. Një shembull i kësaj është vëllau i gruas nga gjiri, i cili e sheh atë një herë në vit ose një herë në dy vjet. Nëse ajo është e re dhe e bukur dhe ai është i dobët në fe, ekziston rreziku për të rënë në sprovë. Rasti i tij nuk është sikurse rasti i vëllait biologjik që është gjithmonë me gruan.

Shpërndaje:

Dela på facebook
Dela på whatsapp
Dela på telegram