Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: Sherh ad-Durr en-Nadhid (14)
http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/al_durr_%2006_04_1433.mp3
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Unë jam student në universitet. Unë jam i martuar dhe kamë fëmijë. Të ardhurat e vetme që unë kam janë bursa e shkollës. Unë gjithashtu kam kursyer para në gjirollogarinë time nga e cila i marr kur është e nevojshme. Më ofrohet për të marrë zekat. A më lejohet marrja e zekatit?
Përgjigje: Nuk të lejohet ty që të marrësh zekat nëse ke aq sa të mjafton. Nuk ka rëndësi nëse i ke parat në dorën tuaj ose në llogarinë tuaj bankare. Nuk të lejohet që të marrësh zekat. Zekati u jepet atyre që nuk kanë pasuri të mjaftueshme (për jetesë).