“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

Kur bëhet kufër të lejosh atë që Allahu ka ndaluar?

Alameh Mukbil bin Hadi El-Uadi’i (v. 1422)
Tuhfat-ul-Muxhib, fq. 110-110
Përktheu: ValdetGashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Dijetarët kanë transmetuar se ka konsensus se ai që bën hallall diçka që Allahu e ka bërë haram, ai bëhet kafir. Si veprohet me çështjet ku dijetarët kanë divergjenca në lidhje me gjykimin se a janë ato haram apo hallall, si p.sh. muzika?

Përgjigje: Ajo që synohet janë ato harame që janë të qarta dhe të prera. Për shembull, nëse dikush thotë: ‘Alkooli është hallall’, ose: ‘Zinaja është hallall’. Ndërsa çështjet për të cilat argumentet mund të kuptohen në mënyra të ndryshme dhe dijetarët e hershëm kanë pasur kundërshtime mes tyre, këto nuk arrijnë gradën e kufrit. Në këtë rast, ti ke të drejtë të ndjekësh njërën prej dy mendimeve, atë që e shikon më të afërt me argumentin dhe me bazat e Sheriatit.

Shpërndaje: