Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Atëherë konsiderohet një muaj 30 ditë

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Mexhmu-ul-Fataua (19/56)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetja 20: Disa thonë se nuk mund të shihet hëna e re prandaj të gjithë muajt, si Shabani ashtu dhe Ramazani duhet të llogariten nga 30 ditë. Cili është gjykimi për këtë?

Përgjigje: Kjo është gabim. Sigurisht që është e mundur të shohësh të gjitha hënat e reja. Prandaj, profeti ﷺ ka thënë:

Agjëroni kur e shihni atë (hënën) dhe ndërpriteni agjërimin kur ta shihni atë.”

Profeti ﷺ nuk e lidhë një gjë me diçka të pamundshme. Nëse hëna e re e Ramazanit mund të shihet edhe hënat e muajve të tjerë mund të shihen gjithashtu.

Sa i përket asaj se çdo muaj duhet të llogaritet 30 ditë kjo është e saktë nëse moti është i vrenjtur dhe nuk e shohim hënën e re. Në këtë rast supozojmë se Sha’bani dhe Ramazani janë nga 30 ditë dhe agjëruesi e prish agjërimin ditën pas saj. Kështu tha i dërguari i Allahut ﷺ:

Agjëroni kur e shihni atë (hënën) dhe ndërpriteni agjërimin kur ta shihni atë, e nëse keni pengesë nga retë atëherë plotësoni muajin Sha’ban tridhjetë ditë.”

Në një transmetim tjetër thuhet:

“… duhet të plotësoni tridhjetë ditë.”

Pra nëse është nata e 30 e muajit Sha’ban dhe njerëzit nuk munden të shohin hënën e re, ata e plotësojnë muajin Sha’ban 30 ditë. Dhe nëse është nata e 30 e Ramazanit dhe njerëzit nuk munden ta shohin hënën e re, ata e e plotësojnë Ramazanin 30 ditë.

Shpërndaje: