Imam Ibn Kethir ed-Dimeshkij (v. 774)
Tefsir el-Kuran el-Adhim (2/656)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Ibn Ebi Hatim ka thënë: Na ka transmetuar Ebu Seid el-Eshaxh: Na ka transmetuar Hafs bin Ghijath, nga Esh’ath bin Xhehm, nga Ibrahimi, i cili ka thënë:
“Allahu i shpalli një profeti izraelit: “Thuaju popullit tënd: “Nuk ka banor të një fshati apo familje që i binden Allahut, e pastaj fillojnë ta kundërshtojnë Allahun, vetëm se Allahu do ta ndryshojë gjendjen të cilën ata e duan në atë që ata e urrejnë.”
Në librin e Allahut thuhet:
”Me të vërtetë, Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli, derisa ata të ndryshojnë ç’kanë në vetvete.” Er-Rad, 13:11