Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: el-Lika esh-Shehri (68 B)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”Çfarë thoni në lidhje me vajzat që i bëjnë masazh njëra-tjetrës? Për shembull, një person rri shtrirë në stomak, ndërsa një tjetër i bën atij masazh në shpinë, anash, në qafë, duar, pulpa dhe ndoshta edhe në kofshë. Ndonjëherë masazhi bëhet mbi rroba dhe ndonjëherë mbi lëkurë. Mund të ndodhë gjithashtu që të përdoret vaj për masazh. Kjo dukuri është përhapur në mesin e studentëve të universitetit tek të dy gjinitë.
Përgjigje: ”Është në rregull në qoftë se burri i bën masazh gruas së tij dhe gruaja i bën masazh burrit të saj. Në çfarëdo që të shpie masazha kjo lejohet. Nëse masazhi e eksiton atë ai mund ta shuajë epshin e tij. Sepse ajo është gruaja e tij.
Megjithatë, është sprovuese që të tjerë përveç bashkëshortëve ti bëjnë masazh njëri-tjetrit. A nuk ka një rrezik që mashkulli të eksitohet nëse ai i bën mesazh një mashkulli tjetër? Po. Nëse një femër i bën masazh një femre tjetër ekziston rreziku që ajo të eksitohet. Femra eksitohet sikurse mashkulli. Prandaj unë besoj se vepra nuk është e lejuar nëse ajo nuk bëhet në mes të bashkëshortëve.
Në mënyrë të ngjashme, është e lejueshme për bijat që ti bëjnë masazh të atit të tyre të moshuar. Në këtë rast, eksitimi është i pamundur dhe personi i moshuar është në nevojë për masazh. Pra, në qoftë se masazha është e nevojshme dhe eksitimi nuk egziston, unë mendoj se kjo është në rregull – nëse dëshiron Allahu.”