Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Atëherë më i moshuari udhëheq namazin

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Sherh Sahih el-Bukhari (3/131-133)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

685 –Na ka transmetuar Sulejman bin Harb i cili tha: na ka transmetuar Hamad bin Zejdi, nga Ejubi, nga Ebu Kilabeh, nga Malik bin el-Huejrith i cili tha:

“Ne ishim të rinj kur arritëm te profeti . Ne qëndruam me të njëzet netë. Profeti ishte i mëshirshëm dhe tha:

“Kur të ktheheni në vendin tuaj, mësojini njerëzit. Urdhërojini ata që ta falin këtë dhe këtë namaz në këtë dhe këtë kohë, këtë dhe këtë namaz në këtë dhe këtë kohë. Kur të hyjë koha e namazit, njëri prej jush duhet ta thërrasë ezanin dhe më i moshuari nga ju duhet ta udhëheqë namazin.”

Mund të kuptohet nga hadithi që këta të rinj që erdhën tek profeti dhe qëndruan me të për njëzet netë, ishin në nivel të njëjtë në lidhje me leximin e Kuranit dhe po ashtu, kuptimi i tyre në fikh ishte njësoj. Njëkohësisht, duke qenë se ata bënë hixhret në të njëjtën kohë, edhe në këtë aspekt ata ishin njësoj. Si pasojë asnjëri prej tyre nuk do të kishte përparësi ndaj tjetrit për të udhëhequr në namaz. Pra ndoshta profeti e dinte gjendjen e tyre se ata ishin në nivel të njëjtë si për sa i përket leximit të Kuranit po ashtu dhe sunnetit. Po ashtu ishte e ditur se ata bënë hixhret në të njëjtën kohë, kështu që në këtë rast mbeti për tu marrë në konsideratë mosha si kriter për të udhëhequr në namaz.”

Shpërndaje: