Imam Muhammed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)
Burimi: Fataua Xhudah (28)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Gjatë haxhit lamtumirës profeti (salAllahu alejhi ue selem) therri lopë për gratë e tij1. Me anë të kësaj, personi i cili mirret me hadithe e di se profeti (salAllahu alejhi ue selem) theri lopë për gratë e tij. Si mund të therte lopë nëse mishi i tyre është sëmundje? Dijetarët e hadithit sigurisht që nuk janë të paditur për këtë, por ata nuk nxitojnë për të gjykuar se hadithi autentik i të dërguarit (salAllahu alejhi ue selem) është i abroguar. Në vend të kësaj, ata mundohen të kombinojnë këto tekste që mund të shfaqen si kontradiktore. Ata edhe e kanë bërë në këtë rast. Në këtë mënyrë rrëzohet personi sulmues që pretendon se ai kupton, kur në fakt ai është aq larg nga të kuptuarit se ai mund të jetë. Dijetarët thonë se fjalët e profetit (salAllahu alejhi ue selem):
“… dhe mishi i saj është sëmundje.”2
I referohet konsumimit të shumtë të mishit. Nuk është transmetuar se profeti (salAllahu alejhi ue selem) ndonjëherë ka therur lopë. Pra i vetmi përjashtim ishte haxhi lamtumirës. Kjo do të thotë se gratë e të dërguarit (salAllahu alejhi ue selem) zakonisht nuk hanin mish lope. Kjo i shtyu dijetarët e hadithit që të kombinojnë të dy hadithet dhe vien në përfundim se konsumimi i shumtë i mishit të lopës është sëmundje.
Ne nuk kemi nevojë që ta mbështesim Sunnetin me shkencën moderne. Megjithatë, unë do ta bëjë atë për të treguar se sa të vërteta janë fjalët vijuese të Allahut (Te ala):
سَنُرِيهِمْ آيَاتِنَا فِي الْآفَاقِ وَفِي أَنفُسِهِمْ حَتَّى يَتَبَيَّنَ لَهُمْ أَنَّهُ الْحَقُّ أَوَلَمْ يَكْفِ بِرَبِّكَ أَنَّهُ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ شَهِيدٌ
”Ne do t’ua bëjmë atyre të mundshme që t’i shohin argumentet Tona në horizonte dhe në veten e tyre deri që t’u bëhet e qartë se ai (Kur’ani) është i vërtetë. A nuk mjafton që Zoti yt është dëshmitar për çdo gjë?” 3
Shkenca ka ardhur në përfundim se edhe mishi i lopës ka një parazit që çrrënjoset vetëm në një nxehtësi të caktuar. Ky hadith të cilin personi dëshiron ta mohoj me të kuptuarit e tij të dobët është një nga të mrekullitë shkencore të të dërguarit (salAllahu alejhi ue selem). Pra, kështu kombinohet therja e lopës nga profeti (salAllahu alejhi ue selem) me hadithin.
____________________________
1 Muslimi.
2 https://www.perlatmuslimane.com/qumeshti-yndyra-dhe-mishi-i-lopes/
3 41:53