“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

Atëherë mund të zemërohesh

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Ligjërata: Sherh Ighathat-il-Lahfan (23)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Ighasat%20-0%209-04-1435-01.mp3

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Allahu (te ala) ka hënë:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللَّهَ وَقُولُوا قَوْلًا سَدِيدًا

”O ju besimtarë, keni frikë Allahut dhe thuani fjalë të drejta.” 33:70

Do të thotë të flasësh mirë. Flisni mirë me njerëzit pavarësisht nëse ata janë besimtarë ose kufarë. Mos ji i ashpër dhe i vrazhdë ndaj njerëzve nëse situata nuk e kërkon atë. Megjithatë, kjo është në rregull në qoftë se kjo është një formë e dënimit. Por mos ji i tillë në qoftë se vetëm dëshiron që të hakmerresh për veten tënde. Mos u hakmerr për veten tënde. Ata e kishin zakon që ta abuzojnë profetin ﷺ, ta fyen atë dhe ta nënçmojnë atë; ai nuk u brengoste fare. Por në qoftë se ata fillonin të flasin për Allahun (te ala) apo fenë, atëherë ai zemërohej për hir të Allahut (azze ue xhel). Profeti ﷺ zemërohej vetëm për hir të Allahut. Ai nuk zemërohej për veten e tij.”

Shpërndaje: