Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Sherh Sahih el-Bukhari (3/61-62)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Nëse dikush thotë se ndalimi i të dërguarit të Allahut ﷺ për qëndrimin në xhami pas konsumimit të hudhrave dhe qepëve dëshmon se nuk është e obligim namazi me xhemat, sepse po të ishte obligim atëherë konsumi i hudhrave dhe qepëve nuk do ta pengonte atë nga namazi me xhemat.
Kjo kundërpërgjigje është e mirë në shikim të parë por nëse shikojmë më hollësisht nuk shkon sepse udhëtimi në Ramazan lejohet, kurse udhëtarit i lejohet të ndërpres agjërimin, atëherë udhëtimi lejohet edhe pse është mjet për ndërprerjen e ndaluar të agjërimit nën pretekst të udhëtimit. Me këtë që thamë është e ndaluar të udhëtosh vetëm për t’i ikur agjërimit. Po kështu është e ndaluar të hash qepë vetëm për t’i ikur namazit me xhemat.
Por ai që udhëton për një qëllim fetar ose material nuk mëkaton fare. As ai që ha qepë sepse ai e pëlqen atë ose e kuron sëmundjen e tij me të. Kur themi se ky person nuk duhet të falet me xhemat, nuk e bëjmë këtë për ta ndëshkuar atë por që të mos shqetësohen të tjerët. Këtë e shpjegoi profeti ﷺ kur tha:
“Engjëjt shqetësohen nga ajo që i shqetëson njerëzit.” 1
1 Bukhari (7359).