Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Atëherë ndalohet udhëtimi gjatë së premtes për meshkujt

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Tamam-ul-Minneh, fq. 320

Përktheu. Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Autori tha:

Umeri ka thënë: “Dita e premte nuk është një pengesë për të udhëtuar.” Ebu Ubejdeh ka udhëtuar në ditën e xhuma. Ez-Zuhri transmetoi një hadith se profeti (salAllahu alejhi ue selem) udhëtoi në një të premte.”

Të gjitha këto i transmetoi Ibn Ebi Shejbeh1 dhe Abdurr-Rrazaku2.

Transmetimi nga Umeri vjen nëpërmjet dy rrugëve, nga të cilat njëra është autentike. Unë e kam përmendur atë në “edh-Dha’ifeh” 3.

Transmetimi nga Ebu Ubejdeh ka një zinxhir ndërprerje të transmetimit.

Zinxhiri i hadithit të Zuhriut i mungon një sahabi. Megjithatë, domethënia e tij është e saktë, përderisa ai nuk e dëgjon thirrjen e ezanit. Nëse ai e dëgjon ezanin, ai është i detyruar të shkojë në namazin e xhumasë dhe Allahu e di më mirë.


1 el-Musannaf (2/105-106).

2 el-Musannaf (3/250-251).

3 219.

Shpërndaje: