Ibn Ebi Hatim er-Razi ka thënë:
“E dëgjova babanë dhe Ebu Zur’ah duke urdhëruar që të devijuarit dhe dhe bidatçitë të bojkotohen. Ata ishin shumë të ashpër në këtë.”
Qoftë ai bidatçi një Xhehmi, Kaderi, Kharixhi ose Sufi. Të dy imamët er-Rrazi urdhëruan që pasuesit e bidateve kundërshtues të bojkotohen dhe ishin jashtëzakonisht të ashpër në këtë. Dijetarët, duke përfshirë Ibn Batah, kanë shkruar disa libra rreth kësaj çështje.
Pra, nuk duhet ulur me pasuesit e bidateve. Nuk merret pjesë në varrimet e tyre. Përjashtimi i vetëm është nëse qëllimi është këshilla dhe thirrje për në pendim. Në këtë rast kjo është e padëmshme. Madje edhe kufarët lejohen të vizitohen nëse qëllimi është që të thirren në Islam. Kur Ebu Talibi xhaxhai i profetit ﷺ ishte në shtratin e vdekjes, profeti e thirri atë në Islam. Profeti ﷺ gjithashtu e vizitoi një djalosh jehudi dhe e thirri në Islam. Ai u ul pranë kokës së tij dhe tha:
“Hy në Islam!” Ai e shikoi babain e tij i cili i tha: “Bindjuni Ebul-Kasimit.” Si rezultat, ai hyri në Islam pas së cilës profeti ﷺ doli dhe tha: “Hamdi i takon Allahut që e shpëtoi atë nga zjarri.”1
Një musliman i cili është nxënës dije dhe mund të ndikojë në bidatçiun i lejohet ta vizitojë atë. Por nëse bidatçiu nuk pranon të ndryshohet ose nëse ka frikë se ai vetë të ndikohet nga bidati i tij, ai e bojkoton atë.
1 Bukhari (1356).