Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Atëherë shejtani e braktis njeriun

Imam Husejn bin Mesud el-Begeuij (v. 516)
Me’alim-ut-Tenzil (3/367)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Allahu -subhanehu ue te ala- ka thënë:

”Ai më ka larguar nga përkujtuesi (Kurani) që më kishte ardhur!” Në të vërtetë, shejtani e braktis gjithmonë njeriun në çastin e nevojës.” El-Furkan, 25:29

Përkujtimi i referohet besimit dhe Kuranit pasi që i dërguari ﷺ e solli atë.

”shejtani e braktis gjithmonë njeriun në çastin e nevojës.”

Shejtan është çdo njeri dhe xhin rebelues dhe kundërshtues. Të gjithë ata që joshin nga rruga e Allahut janë shejtana.

Fakti që shejtani e braktis njeriun do të thotë se ai e lë atë dhe distancohet prej tij kur bëhet fjalë për sprovat dhe dënimet. Gjykimi i ajetit është i përgjithshme dhe përfshin të gjithë miqtë që janë të bashkuar në kundërshtimin e Allahut…

Ebu Musa transmeton se profeti ﷺ thënë:

“Shembulli i shokut të mirë dhe shokut të keq është si shembulli i pronarit të miskut dhe farkëtarit. Pronari i miskut ose do të japë diçka nga misku, ose do të blesh prej tij misk, ose do të ndjesh prej tij erën e mirë, ndërsa farkëtari ose do t’i djegë rrobat, ose do të ndjesh prej tij erën e keqe.”

Transmeton Muslimi (2628).

Ebu Seid el-Khudrij transmeton se profeti ﷺ ka thënë:

“Shoqërohu vetëm me besimtarin dhe ushqimin tënd le ta hajë vetëm ai që është i devotshëm.”

Transmeton Ebu Daudi, Tirmidhi, Hakimi (4/128) dhe Ahmedi (3/38). Hakimi ka thënë se zinxhiri i transmetimit është saktë dhe është mbështetur nga Dhehebi

Ebu Hurejra transmeton se i dërguari i ﷺ ka thënë:

“Njeriu është në fenë e shokut të tij, prandaj le të shikojë secili se me kë po shoqërohet.”

Transmeton Ebu Daudi (4833), Tirmidhi (2378) dhe Ahmedi (8398). Autentik sipas imam Albanit në “Sahih Sunen Ebi Daud (4833)”.

Shpërndaje: