Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: I’anat-ul-Mustafid (1/251)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Është transmetuar se Ibn Abbasi (radijAllahu anhuma) i cili ka thënë në lidhje me fjalët e Allahut (te ala):
وَقَالُوا لَا تَذَرُنَّ آلِهَتَكُمْ وَلَا تَذَرُنَّ وَدًّا وَلَا سُوَاعًا وَلَا يَغُوثَ وَيَعُوقَ وَنَسْرًا
”Dhe u thanë: Mos braktisni të adhuruarit tuaj kurrsesi, mos braktisni Uad, as es-Suua, as Jaguth, as Ja’uk dhe Nes’ra!” 1
”Ata ishin emrat e disa njerëzve të mirë nga populli i Nuhit (alejhis-selam). Kur ata vdiqën, shejtani u cyti popullit të tyre që të bëjnë skulptura në formë të tyre të cilat ata i vendosën në vendet e tyre ku mblidheshin dhe i emërtuan me emrat e tyre. Ato skulptura nuk u adhuruan derisa këta vdiqën dhe dituria humbi. Vetëm atëherë ata u adhuruan.”
Kjo dëshmon se bidatet janë të ndaluara edhe pse ato duken si të mira dhe praktikuesi i tyre synon vetëm të mirën. Ata shpikën këto bidate dhe bënë këto skulptura të cilat i vendosen në vendet e këtyre burrave të mirë. Ndërsa ata nuk u adhuran gjatë atij brezi sepse ata kishin dije dhe fe. Ata u adhuruan vetëm pasi ai brez kishte vdekur dhe dituria ishte harruar. Sepse, në parim shejtani nuk i gjen viktimat e tij kur dijetarët janë në prezent; sepse dijetarët e kundërshtojnë atë dhe refuzojnë dinakëritë e tij. Ai vë kthetrat e tij në viktimat e tij kur dijetarët nuk janë prezent.
1 Nuh 71:23