Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Atëherë të lejohet të falesh i vetëm pas rreshtit

Imam Muhammed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)

Burimi: Fataua Rabigh (4)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetesi: Shejkh, hadithi që thotë:

”Nuk ka namaz ai që falet vetëm pas rreshtit (safit).”

tani nëse një person hyn vetëm, a duhet të qëndrojë pranë imamit, të falet vetëm apo të tërheqë dikë prapa? Allahu ju shpërbleftë me të mira.

Shejkhu: Si të qëndrojë pranë imamit?

Pyetësi: Hyn dhe falet bashkë me imamin.

Pyetësi tjetër: Qëndron në krah të imamit.

Shejkhu: A ka mundësi ai të arrijë deri tek imami? Ajo që mund të përfytyroj është se nëse ai ka mundësi të arrijë deri tek imami pa i prishur rreshtat, ai duhet ta bëj këtë. Ndërsa nëse ai mund të arrijë deri tek imami vetëm se duke i prishur rreshtat siç përmende, atëherë kjo konsiderohet fesad (shkatërrim) në tokë dhe kjo nuk lejohet. Në këtë aspekt, dhe hadithi të cilin e përmendin disa prej atyre që argumentohen se personi nuk duhet të falet i vetëm dhe që është hadithi i transmetuar nga Ebu Ja’la në ”Musnedin” e tij ku thotë:

”Ai duhet të tërheqë një njeri që falet para tij dhe të falet me të.”

Jo vetëm që zinxhiri i transmetimit të hadithit është i dobët dhe nuk mund të argumentohesh me të, por gjithashtu një veprim i tillë, e prish rreshtin që është përpara personit pasi në atë rresht do të shkaktohet zbrazëtirë. Kjo zbrazëtirë vërtet mund të plotësohet nga ai që është i zgjuar dhe ka një farë kuptimi, por në përfundim nëse të tërë e pasojnë atë, përsëri zbrazëtira në rresht do të mbetet. Kështu që duke qenë se hadithi është i dobët dhe se zbrazëtira në rresht do të mbetet, në këtë situatë, unë besoj se nëse ai nuk mundet të gjejë në rreshtin para tij ndonjë hapësirë së cilës mund t’i bashkohet, atëherë le të falet i vetëm dhe namazi i tij është i saktë.

Shpërndaje: