Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Atëherë të lejohet të lexosh librat e bidatçive

Alameh Abdul-Muhsin bin Hamad el-Abbad

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Shumë nxënës thonë se e vërteta është pranuar nga të gjithë duke përfshirë edhe bidatçiun. Si rezultat, lejohet të lexohen librat e pasuesve te bidateve dhe të dëgjohen mësimet e tyre …

Përgjigje: Nuk lejohet të lexohen librat e pasuesve të bidateve dhe të dëgjohen kasetat e tyre, përveç nëse qëllimi është për të qartësuar devijimet e tyre në mënyrë që ato të shmangen. Kur bëhet fjalë për leximin e diçkaje që zakonisht është e dëmshme, duhet shmangur asaj. Në vend të kësaj, duhet marrë me atë që është e sigurt. Ka aq shumë të siguritë dhe të besueshme njeriu që mund të lexojë në vend të asaj. Ai duhet të braktis njerëzit e dyshimtë që kanë devijime, gabime dhe shkarje. Ai duhet të merret me fjalë të shëndoshë dhe nuk duhet të thotë se duhet t’ia pranojë të vërtetën bidatçiut dhe të mos ia pranojë të kotën. Ti nuk ke kohë të mjaftueshme për të lexuar çdo gjë dhe për të dëgjuar çdo gjë. Në vend të kësaj ti duhet të merresh  me material të shqyrtuar dhe të besueshëm. Një person mund të dëgjojë ndonjë mësim ose të lexojë një libër pas së cilës ai dëmtohet. Të tilla duhet të shmangen. Është e gabuar të lexosh një libër në bazë që do të pranosh një gjë dhe të braktisësh një gjë tjetër. Lexoni një libër ku çdo gjë pranohet.

Shpërndaje: