Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Ligjërata: Sherh Umdat-il-Fikh (10), min: 52.54
Burimi: http://alfawzan.af.org.sa/ar/node/14456
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A është e saktë që veprimi në namaz të bëhet përpara fjalëve? Një shembull i kësaj është që së pari të ngritën duart dhe pastaj të thuhet:
الله أكبر
”Allahu Ekber.”
Përgjigje: Jo. Tekbiret e kalimit nga veprimi në veprim duhet të thuhen mes dy shtyllave1, gjatë kohës kur lëvizë nga një shtyllë në tjetrën. Nuk duhet të thuhet shumë vonë ose shumë herët. Duhet të thuhet gjatë vetë lëvizjes. Kjo është koha e tekbirit.