Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Atëherë u shfaqën jehudët dhe nasarat

Imam Abdurr-Rrahman bin Ebi Hatim er-Rrazi (v. 327)

Burimi: Tafsir el-Kuran el-Adhim (2/320-321)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Allahu (Tabarak ue Te ala) ka thënë:

يَا أَهْلَ الْكِتَابِ لِمَ تُحَآجُّونَ فِي إِبْرَاهِيمَ وَمَا أُنزِلَتِ التَّورَاةُ وَالإنجِيلُ إِلاَّ مِن بَعْدِهِ أَفَلاَ تَعْقِلُونَ

“(madje thuaju): “O ithtarë të librit, pse po polemizoni me ne rreth Ibrahimit? E, nuk janë shpallur as Teurati as Inxhili, vetëmse pas tij?! A nuk e kuptoni (gënjeshtrën tuaj)?”3:65

708 – Ahmed bin Uthman bin Hakim el-Audi na tregoi: Ahmed bin el-Mufadhdhel na tregoi: Asbat bin Nasr na tregoi, nga es-Sudi i cili ka thënë:

“Ishte vetëm atëherë që feja jehude dhe e nasarave u shfaqën.”

709 – Është transmetuar se Katade ka thënë:

“Judaizmi u shfaq pas Teuratit dhe feja e nasarave pas Ungjillit.”

 

Shpërndaje: