Imam Muhammed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)
Burimi: Silsilat-ul-Ahadith es-Sahihah (6/1/185-186)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
2595 – Profeti ﷺ ka thënë:
“A nuk është e mjaftueshme që ti je në rrugën e Allahut dhe të dërguarit të Allahut në mënyrë që edhe të kesh nevojë të agjërosh?”
Transmetuar nga Ahmedi (3/327): Zejd bin el-Hubab na tregoi: Husajn bin Uakid më tregoi, nga Abuz-Zubejri: E kam dëgjuar Xhabirin duke thënë:
“Profeti ﷺ kaloi pranë një burri i cili shtrembërohej nga dhimbjet e barkut dhe pyeti për të. Ata thanë: “Ai po agjëron, o i dërguari i Allahut.” Ai ﷺ e thirri atë, e urdhëroi atë që të ndërpret agjërimin dhe tha: “A nuk është e mjaftueshme që ti je në rrugën e Allahut dhe të dërguarit të Allahut në mënyrë që edhe të ke nevojë të agjërosh?”
Zinxhiri i transmetimit është autentik sipas kushteve të Muslimit.
Hadithi përbën argument të qartë se udhëtarit nuk i lejohet të agjërojë nëse agjërimi i bën dëm atij. Nga kjo gjendje kuptohen fjalët e tij ﷺ:
“Nuk është devotshmëri që të agjërosh gjatë udhëtimit.” 1
dhe:
“Ata janë kundërshtuesit. Ata janë kundërshtuesit.” 2
Përndryshe është në vullnetin e secilit prej tyre; ai që dëshiron të agjërojë dhe ai që nuk dëshiron të agjërojë. Kjo është përmbledhja e të gjitha haditheve të ndërlidhura. Ato nuk janë kontradiktore, elhamduliLah.
1 Bukhari (1946) dhe Muslimi (1150).
2 Muslimi.