“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Atesitët besojnë në brendësi të tyre se Allahu është Zot

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Ligjërata: Sherh Fet’hul Mexhid (57)

Burimi: http://alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Fathul%20Majid%2028-03-1438H.mp300_0.mp3

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Për sa u përket ateistëve dhe komunistëve, disa dijetarë kanë përmendur se askush nuk e mohon Teuhidin Rububije (se vetëm Allahu është Zot), ndërsa këta njerëz e mohojnë. Çfarë thuhet në lidhje me këtë?

Përgjigje: Ata e mohojnë atë me fjalë dhe vepra, por në brendësinë e tyre ata e pohojnë atë. Ata mohojnë atë me fjalë, për të bërë debat dhe nga inati, por në brendësi ata e pohojnë se Ai është Zot. A nuk i tha Musai (alejhis-selam) Faraonit:

لَقَدْ عَلِمْتَ مَا أَنزَلَ هَؤُلاء إِلاَّ رَبُّ السَّمَاوَاتِ وَالأَرْضِ بَصَآئِرَ

“Po ti e di se ato (mrekullitë) nuk i zbriti kush tjetër pos Zotit të qiejve e të tokës, i zbriti të dukshme.” 17:102

Edhe pse Faraoni ishte mohuesi më i madh, por ai i besoi në brendësinë e tij. Por ai ishte mendjemadh.

Shpërndaje: