Alameh Muhammed bin Abdil-Vehab el-Uasabi (v. 1436)
Burimi: el-Istidxhabeh lil-lahi ue li rasulih, fq. 20-21
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
O njerëz! Kur Allahu ia dëshiron të mirën një robi Ai e lejon atë që të pasojë Kuranin dhe Sunnetin, të kërkojë dituri dhe ti përmbahet Sunnetit në të gjitha aspektet e jetës së tij. Jo të gjithë njerëzit udhëzohen në studime. Jo të gjithë njerëzit udhëzohen në pasimin e Kuranit dhe Sunnetin. I dërguari (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
”Atij që Allahu ia dëshiron të mirën, ia mundëson atij që ta kuptojë fenë.” 1
Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
“Ai që largohet nga Sunneti im nuk më përket mua.” 2
Kjo do të thotë se ai që i përmbahet Sunnetit të tij i përket atij. Ai që i përmbahet Sunnetit të dërguarit (salAllahu alejhi ue selem) dhe asaj që ai ka kumtuar dhe në të cilën thërret, i përket të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem) dhe është me të.
Të kapurit për Kurani dhe Sunneti është një dhuratë nga Allahu. Kjo është një dhuratë që Ai ia jep kujt të dojë Ai.
1 Bukhari (71) dhe Muslim (1719).
2 Bukhari (4776) dhe Muslimi (3469).