Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ato udhëtuan me aeroplan, pa mahrem – kjo ndodhi

Imam Muhammed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)

Burimi: Fataua Xhudah (28)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Shejkh Muhammed el-Benna më tregoi se një telegram arriti tek disa punonjës në Rijad. Në telegram thuhej se një grua do të arrinte me një avion në një kohë të caktuar dhe kështu me radhë. Qëllimi ishte që telegrami t’i dërgohej marrësit. Këta punonjës mëkatarë e lexuan telegramin dhe u pajtuan që ta mashtrojnë këtë grua. Ata shkuan me makinën e tyre në aeroport për ta takuar këtë grua dhe e bënë atë të mendojë se ”burri i saj i kishte dërguar ata, sepse ai nuk kishte mundësi të vijë”. Njëra gjë shpiu në një tjetër, ata e shfrytëzuan atë dhe e braktisën. Gruaja kishte udhëtuar nga Egjipti për në Rijad.

Një person tjetër të cilin unë e perceptojë si të besueshëm dhe të sinqertë, më tha se një grua nga Deir Ezur ishte në Damask. Ajo i tregoi burrit të saj se do të mbërrijë në Deir Ezur me një aeroplan të caktuar. Duket se ajo ishte e bukur. Pasiqë aeroplani kishte fluturuar stjuardesa ia përshkroi këtë grua pilotit. Ata ranë dakord që të përpiqen për ta bërë gruan që të ketë marrëdhënie seksuale me pilotin, të cilën ajo e pranoi. Si pasojë piloti iu tha pasaxherëve se aeroplani është detyruar të bëjë një zbritje të detyruar në Latakia, ku ata do të kalojnë natën. Latakia është në veri të Damaskut, Deir Ezur është në verilindje të Damaskut. Aeroplani ndryshoi drejtimin për në Latakia ku ata kaluan një natë të nxehtë së bashku. Burri erdhi në aeroport për ta takuar atë, por aeroplani u vonua. Ai shkoi në shtëpi dhe u kthye të nesërmen. Kur gruaja erdhi, atij i dukej e dyshimtë. Ai filloi ta pyes atë derisa ajo rrëfeu se çfarë kishte ndodhur. Burri e bëri divorc atë. Ky njeri ia tregoi këtë mikut tim më të ngushtë.

Mos mendon se asgjë nuk mund të ndodhë vetëm për shkak se udhëtimi bëhet me aeroplan. Nuk është e lejuar për kujdestarin në asnjë rrethanë që të lejoj gruan e tij, bijën ose një grua të afërme që udhëtojnë pa mahrem.

Shpërndaje: