Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ato vendbanime Ne i shkatërruam…

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Tefsir el-Kuran el-Kerim, el-Kehf, fq. 106-107
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Allahu -te ala- ka thënë:

“Ato vendbanime Ne i shkatërruam kur banorët e tyre bënë padrejtësi dhe për shkatërrimin e tyre Ne kishim caktuar një afat.” El-Kehf, 18:59

Padrejtësia në ajet ka për qëllim kufrin. D.m.th. kur ata bënë kufër (blasfemuan).

”…dhe për shkatërrimin e tyre Ne kishim caktuar një afat…”

Pra koha për dënimin e tyre ishte e përcaktuar. Allahu bën çfarë të dojë; nëse dëshiron të dënojë menjëherë, e bën këtë, dhe nëse dëshiron ta shtyjë dënimin, e bën këtë. Por kur të ketë hyrë koha, ajo nuk shtyhet. Prandaj Nuhu ﷺ i tha umetit të tij:

“Me qëllim që Ai të falë disa nga gjynahet tuaja dhe t’ju lërë (të jetoni) deri në një afat të caktuar. Dhe kur t’ju vijë çasti i caktuar i Allahut, askush nuk do të mund ta shtyjë atë, veç sikur ta dinit!” Nuh, 71:4

Allahu e ka përcaktuar kohën (e dënimit) me urtësinë e Tij.

Shpërndaje: