Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Autokracia e Organizatës Masone Botërore

Shejkh Salih bin Abdul-Aziz bin Abd-Allah Al esh-Shejkh

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Ka ideologji që qarkullojnë të cilat janë të çuditshme. Ideologjitë që i quajmë autokratike (shtypëse), të cilat i bartë Masonizmi global. Slogani i Masonëve është paqja, dashuria dhe vëllazërimi. Ka njerëz që nxisin dyshime rreth ekzistimit të Masonizmit, por jo, në fakt Masonizmi ekziston me të vërtetë, ku tani ai ka përparuar. Ai ka përparuar në një masë të tillë që nuk ishte në organizimin e tij në dy shekujt e kaluar.

Masonët thonë: “Paqe (selam) dashuri dhe vëllazëri”.

Ata përhapin idenë se nga shenjat dalluese të civilizimit dhe progresit është përhapja e paqes (es-Selam), dashurisë dhe të hidhet poshtë çdo formë e urrejtjes. Në rregull. Pra Es-Selam është Allahu. Ndërsa dashuria, kërkohet për atë që e meriton. Ndërsa për sa i përket largimit së urrejtjes, atëherë kjo zbatohet mbi atë që nuk e meriton urrejtjen. Ndërsa rezultati është i habitshëm!

Rezultati është se ata po kërkojnë nga njerëzit, nga umeti Islam, paqen, por ata nuk janë paqësorë ndaj muslimanëve. Ata po kërkojnë që ne t’i duam ata, por ata nuk na duan. Ata po kërkojnë që ne të largojmë urrejtjen ndaj tyre, megjithatë ata na urrejnë. Çfarë peshoreje është kjo?

Autokrati, pushteti botëror i fuqishëm vjen dhe përhap ideologjitë e tij si: “ne duhet të përhapim paqen…” Në rregull, atëherë jini paqësorë ndaj neve. Atëherë na kurseni nga e keqja juaj, në fenë tonë, në besimin tonë, në vendet tona, në popullin tonë, në lidhje me muslimanët dhe në Sheriatin tonë. Na kurseni nga e keqja juaj. Ata na shkelin/tiranizojnë ne edhe në shtëpitë tona. Pastaj ata thonë: “Jetoni në paqe me ne”.

Dashuri, ata thonë: “Përhapni dashurinë”, por ata nuk të duan ty! Lexoni raportet globale në çdo vend, do të dini se çfarë fshehin për muslimanët, për pasuesit e Muhammedit ﷺ. Ata thonë: “Mos urreni”.

Ata thonë: “Daveti Selefi ose siç thonë ata Vehabizmi, Islami ekstrem i cili përhap urrejtje.” Pse? A po përhap bota sot diçka tjetër pos urrejtjes? Një person nuk të lë në gjendjen që je, çfarë dëshiron ai nga ti? Ai nuk ta dëshiron të mirën ty. Prandaj dashuria duhet të jetë vetëm mes njerëzve që e duan tjetrin nga e njëjta fe. Dashuri fetare.

Sa i përket feve të ndryshme, atëherë ekzistojnë sjellje të ndërsjella traktate paqeje, marrëveshje dhe shumë shkaqe tjera për bashkëjetesë. Por që të jesh paqësor pa armiqësi dhe të duash pa urrejtje, të mos e urresh askënd, atëherë ky është një devijim nga prirja natyrore dhe është një formë autokracie dhe një përpjekje për të kontrolluar qoftë edhe ndjenjat.

Pra siç po e shihni, nëse situata është e rëndë, atëherë duhet të kthehemi në parimet e Sheriatit, të cilat të bëjnë të bindur se Allahu është Ai që na ka ligjësuar se si të jenë ndjenjat tona. Kush është më i ditur për atë që ne duhet ta miqësojmë dhe atë që duhet ta armiqësojmë? Është Allahu (xhela ue ala).

Në Kuran, Zoti ynë thotë:

“Allahu di më së miri për armiqtë tuaj. Mjafton që Allahu është Përkrahës i juaji dhe mjafton që Allahu është Ndihmëtar i juaji.” 4:45

Allahu është më i dituri për armiqtë tanë.

Kush është ai që na e shpjegoi këtë? Është Allahu (xhela ue ala).

“Kështu, Ne secilit profet ia bëmë ndonjë armik prej muxhrimunëve (kufarëve, politeistëve, kriminelëve, mëkatarëve), por mjafton që Zoti të jetë Udhërrëfyes dhe Ndihmës yti.” 25:31

Sa për armiqësinë…

Atëherë, ka njerëz që treguan armiqësi ndaj Allahut dhe treguan armiqësi ndaj Xhibrilit.

”Kush është armik i Allahut, i engjëjve të Tij, i të dërguarve të Tij, i Xhibrilit dhe i Mikailit (ai është kafir), Allahu pa dyshim është armik i kufarëve.” 2:98

Pra çështjet e dashurisë dhe urrejtjes, ndjenjat tona, Islami është ai që i ushqen ato me besimin dhe me atë që tha Allahu. Mos i kushtoni vëmendje atij që ushqen dashurinë dhe urrejtjen e tij pa ndonjë argument sepse do të humbisni edhe ndjenjat tuaja që janë të bazuara në besim do të jenë peng në atë që i ushqen ato pa ndonjë argument Sheriatik.

Dhe mos u bëni me ata që deformojnë, kështu që ata të jenë në përputhje me dëshirat e lëvizjes globale autokratike Masone. Sepse autokracia globale Masone sot po i ndryshon madje edhe emocionet e njerëzve.

Shpërndaje: