Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Babai dëshiron të hakmerret mbi vrasësin e djalit të tij

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: el-Lika esh-Shehri (78 B)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Mund të ndodh që një person jeton në një vend që nuk aplikon ligjin e Allahut dhe dikush e vret djalin e tij. Vrasësi në këtë vend nuk do të ekzekutohet, ai vetëm do të qëndrojë në burg disa vite dhe pastaj do të lirohet. Çfarë duhet të bëjë babai i djalit të vrarë? Sepse Allahu (te ala) thotë për të:

وَمَن قُتِلَ مَظْلُومًا فَقَدْ جَعَلْنَا لِوَلِيِّهِ سُلْطَانًا

E kush mbytet pa të drejtë (pa faj), kujdestarit të tij Ne i kemi dhënë të drejtë (të kërkojë drejtësinë).” 17:33

A i lejohet atij që ta sulmojmë atë?

Përgjigje: Ne nuk i përgjigjemi pyetjeve të tilla këtu … Ju e dini se mbaron me të vërtetë keq nëse kujdestari e vret vrasësin e viktimës. Pastaj të afërmit e të vdekurit do të vrasësin të tjerët. Dhe gjaku do të derdhet. Kjo çështje është serioze. Personi të afërmit e të cilit janë vrarë në një vend që nuk qeveris me ligjin e Allahut (azze ue xhel) duhet të durojë dhe të thotë:

ومن لم يمت بالسيف مات بغيره …تنوعت الأسباب والموت واحد

Ai që nuk vdes nga shpata do të vdes në një mënyrë tjetër

Mënyrat ndryshojnë, por vdekja është një

Megjithatë, atij nuk i lejohet të marrë ndonjë veprim që shkakton sprova, sherr dhe kaos.

Shpërndaje: