Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: El-Lika esh-Shehri (28)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Nëse babai ka mundësi ta martojë birin e tij, ai është i detyruar që ta bëjë këtë ashtu siç është i obliguar ta furnizojë atë me rroba, ushqim, pije dhe strehim.
Është e çuditshme se kur djali i kërkon babait të tij të pasur që ta martojë atë, babai i përgjigjet: “Jo. Shko puno dhe martohu vetë.”
I pastër është Allahu nga të metat!
A është kjo detyrë e birit? A ka ai të holla për ta bërë këtë? Prandaj, unë besoj se është e detyrueshme për babanë që ka mundësi që ta martojë djalin e tij. Nëse ai nuk e bën këtë, është i padrejtë dhe mëkatar. Kjo nuk është nga vetja ime, këtë e thonë dijetarët. Ata thonë: “Është e detyrueshme për babanë për t’ua ruajtur nderin fëmijëve, ashtu siç është e detyrueshme për të që t’ua shuajë urinë dhe etjen që ata kanë.”
Në fakt, çështja e martesës mund të jetë edhe më serioze. Kjo mund të ndikojë edhe tek të tjerët e t’i shkatërrojë ata. Pra, siç thamë, është e detyrueshme për babanë i cili ka mundësi, që ta martojë djalin e tij.