Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Babai i ndalon fëmijët që të takojnë nënën

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 
Ligjërata: Fataua alal-Haua 12/1-1436
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/f-12-01-1436-01_01.mp3
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Shejkh i nderuar, kjo pyetëse thotë: Motra ime është ndarë nga burri. Babai i fëmijëve, ish burri i saj, i ndalon fëmijët të takohen me të. Sipas jush cili është gjykimi për këtë baba që i ndalon fëmijët të takojnë nënën e tyre?

Përgjigje: Nëse ai nuk ka ndonjë arsye të vlefshme ose diçka që e justifikon këtë, atij nuk i lejohet t’i ndalojë fëmijët të takojnë nënën e tyre. Ky është inkurajim në shkëputjen e lidhjeve familjare.

Shpërndaje: