Myftiu Salih bin Feuzan El-Feuzan
Sherh Mukaddimati Ibn Ebi Zejd El-Kajrauani fil-Akidah (7)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Një baba e ndalon vajzën e tij të udhëtojë tek burri i saj që jeton në Shtetet e Bashkuara, me arsyetimin se fëmijët do të marrin një edukim perëndimor në një vend kufri. Ndërkohë, burri dëshiron që ajo të vijë tek ai. A i lejohet burrit ta pranojë atë, duke ditur se ajo do ta kundërshtojë babanë e saj?
Përgjigje: Pse ndodhet burri i saj në Shtetet e Bashkuara? Nëse është për arsye studimi ose një çështje të domosdoshme pas së cilës do të kthehet, atëherë babai nuk duhet ta ndalojë vajzën. Është më e drejtë që ajo të jetë me burrin e saj për të ruajtur nderin e tij. Nëse burri është njeri i mirë, ai do të kujdeset për gruan dhe fëmijët derisa të kthehet.
Nëse burri jeton përgjithmonë në një vend kufri, kjo nuk lejohet. Atij nuk i lejohet të jetojë në një vend kufri. Në këtë rast nuk i lejohet as gruas të udhëtojë për tek ai.