Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://youtu.be/MtCkbUYskq4
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Një motër pyet se a lejohet që babai ynë të na ndalojë neve vajzave martesën pa ndonjë arsye edhe pse ai (babai) është i mirë, i frikësohet Allahut, falet dhe nuk merr paranë (pagat që ne marrim në punë) tonë, mirëpo nuk e dimë arsyen për veprimin e tij?
Përgjigje: Nëse një vajze i propozon një djalë martesën, dhe ajo është e kënaqur (e pranon martesën me atë djalë), ndërsa babai e pengon që të martohet me të, kjo është diçka e ndaluar, bile bile është prej mëkateve të mëdha.
Profeti ﷺ ka thënë:
إذا أتاكم من ترضون دينه و أمانته فزوجوه ، إلا تفعلوا تكن فتنة في الأرض و فساد كبير
“Nëse vjen te ju ndonjë djalë (dhe kërkon martesën e vajzës suaj) të cilit ia pëlqeni fenë dhe moralin, atëherë martojeni, e në qoftë se nuk e bëni këtë, dijeni se do të bëhet trazirë dhe rrëmujë e madhe mbi tokë.”
Nëse vajza e pranon kërkesën e djalit (është e kënaqur me të), atëherë është obligim i përgjegjësit të saj që ta martojë atë.