Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Babai përkujdeset për djalin e tij të sëmuar dhe humbet namazin e xhumasë

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Nur alad-Darb (20 A)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Djali im është shtrirë në një spital ku unë përkujdesem. Për tre muaj unë kam qenë me të dhe kam braktisur namazin e xhumasë vetëm për shkak se ai është i sëmurë dhe i vogël. A mund të më udhëzoni në këtë çështje?

Përgjigje: Për sa kohë që djali juaj ka nevojë për ty, ti nuk je i detyruar me namazin e xhumasë. Nevoja e të sëmurit që të ketë dikë që kujdeset për të, bënë që kujdestari nuk është më i detyrueshëm që të fal namazin e xhumasë dhe namazin me xhemat.

Megjithatë, në qoftë se është e mundur për dikë tjetër që të kujdeset për fëmijën gjatë kohës së namazit duhet ta falësh atë.

Shpërndaje: