“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

Babait nuk i lejohet që ta martojë vajzën pa dëshirën e saj

Imam Muhamed Nasirudin El-Albani (v. 1420)
Fataua Abr-al-Hetif Ues-Sejarah (35)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A është e vërtetë se profeti ﷺ i ndau një burrë dhe një grua, të cilën babai i saj e kishte martuar kundër vullnetit të saj?

Përgjigje: Po.

Pyetësi: Pra, kjo është e vërtetuar?

Përgjigje: Kjo është e vërtetuar, prandaj ki shumë kujdes.


Ibn Abbasi – radijAllahu anhuma- rrëfeu:

“Një vajzë e virgjër erdhi te i dërguari i Allahut ﷺ dhe tregoi se babai i saj e kishte martuar pa dëshirën e saj. I dërguari ﷺ ia dha të drejtën të zgjedhë: ta pranojë ose ta refuzojë atë martesë.”

Transmeton Ebu Daudi (2096), Ibn Maxheh (1875) dhe Ahmedi (1/273), autentik me të gjitha rrugët e tij sipas Albanit në “Sahih Sunnen Ebi Daud (6/1827)”.

Shpërndaje: