Alameh Abdul-Aziz bin Abdil-lah er-Raxhihi
Burimi: Sherh Asl-is-Sunneh ue I’tikad-id-Din, fq. 142-143
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Bagëtitë që kullosin të lira janë kafshë që kalojnë pjesën më të madhe të vitit jashtë duke kullotur. Ato janë devetë, lopët dhe delet. Kur një person arrin kufirin sheriatik të numrit të bagëtive, ai paguan zekat për to.
Kufiri për devetë është pesë.
Kufiri për lopët është tridhjetë.
Kufiri për delet është dyzet.
Nëse ke pesë deve që kullosin jashtë pjesën më të madhe të vitit, ti paguan një qengj si zekat të dërguarit të pushtetarit.
Nëse ke tridhjetë lopë që kullosin jashtë pjesën më të madhe të vitit, ti duhet të paguash një qengj një vjeçar si zekat për to.
Nëse ke dyzet dele që kullosin jashtë pjesën më të madhe të vitit, ti duhet të paguash një dele si zekat për to.
Dhe në qoftë se bagëtitë ushqehen dhe nuk dalin jashtë pjesën më të madhe të vitit, nuk paguhet asgjë për to. Por paguhet zekat për vlerën e tyre, nëse është për qëllim tregtimi me to.