“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Bajgat e shtazëve që u hahet mishi nuk janë ndyrësirë

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/7806

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A është e lejuar për tu falur me një rrobe në të cilën ka jashtëqitje pëllumbi apo të ndonjë shpendi tjetër?

Përgjigje: Të gjitha kafshët, mishi i të cilave lejohet të hahet, edhe jashtëqitja dhe urina e tyre është e pastër, sikurse devetë, delet dhe zogjtë. Ndërsa ajo që nuk i hahet  mishi, jashtëqitja e saj është ndyrësirë. Dhe sa për pëllumbin, ai lejohet për tu ngrënë. Ai është i lejuar dhe jashtëqitja e tij është e pastër.

Shpërndaje: