Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: I nderuar Shejkh, Allahu ju dhëntë sukses: Në ditët e bajramit bëhen organizime e tubime për femra, të cilat përdorin defin, kërcejnë dhe këndojnë. Këtë veprim ato e bëjnë me arsyetimin se këto janë ditët e bajramit, është e lejuar që të përdorët defi, vallëzimi dhe të këndohet pa instrumente muzikore, a është e saktë kjo?
Përgjigje: Vëlla, dita e Bajramit është një ditë jo një numër ditësh. Ditët e Fitër Bajramit dhe Kurban Bajramit janë një ditë për secilën. Ditët e Teshrikut, ato që shoqërojnë Kurban Bajramin nuk janë ditë Bajrami, ato nuk quhen ditët e Bajramit; këto janë ditët e Teshrikut. Këta njerëz duan të ringjallin defet, instrumentet muzikore, këngët, prandaj ditët e tilla i quajnë ditët e Bajramit. Kjo është gënjeshtër mbi Sheriatin: kjo sjellje nuk është e lejuar, as për gratë e as për burrat.