Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Barazia gjinore është e padrejtë

Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali

Burimi: Sherh el-Uasaja el-Ashr, fq. 460-461

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Allahu (tebarak ue te ala) ka thënë:

قُلْ تَعَالَوْاْ أَتْلُ مَا حَرَّمَ رَبُّكُمْ عَلَيْكُمْ أَلاَّ تُشْرِكُواْ بِهِ شَيْئًا وَبِالْوَالِدَيْنِ إِحْسَانًا وَلاَ تَقْتُلُواْ أَوْلاَدَكُم مِّنْ إمْلاَقٍ

”Thuaj: “Ejani t’ju lexoj atë që me të vërtetë ju ndaloi Zoti juaj: të mos i shoqëroni Atij asgjë (në adhurim), të silleni mirë me prindërit, të mos i mbytni fëmijët tuaj për shkak të varfërisë.” 1

Gjatë kohës paraislame ishte një zakon i neveritshëm që ishte vrasja e fëmijëve, djem dhe vajza nga frika e varfërisë apo vetëm vajzat nga frika e turpit:

وَإِذَا بُشِّرَ أَحَدُهُمْ بِالأُنثَى ظَلَّ وَجْهُهُ مُسْوَدًّا وَهُوَ كَظِيمٌ

”Kur ndonjëri prej tyre lajmërohet me (lindjen) vajzë, fytyra e tij prishet dhe bëhet pot mllef.” 2

Ata ishin shumë arrogant që të kenë vajza dhe prandaj ata i vrisnin ato sepse kishin frikë se ato do të sjellin turp mbi ta. Ata varrosën vajzat e vogla të gjalla dhe pa mëkate:

وَإِذَا الْمَوْؤُودَةُ سُئِلَتْ بِأَيِّ ذَنبٍ قُتِلَتْ

”Dhe kur të pyeten ato vajza të varrosura të gjalla për çfarë mëkati ato janë mbytur.” 3

Vrasësi i cili e varrosi fëmijën e tij të gjallë do të pyetet. Fëmija që u varros i gjallë gjithashtu do të pyetet në mënyrë që vrasësi të dënohet dhe të turpërohet për mëkatin e tij.

Allahu (tebarak ue te ala) e ka nderuar gruan shumë në Islam. Më parë ajo ishte vetëm një plaçkë. Ajo poshtërohej dhe privohej nga trashëgimia. Burrit i lejohej të martohej me të dhe pastaj e lëshonte atë dhe pastaj martohej me të dhe pastaj e lëshonte atë dhe kështu me radhë. Sa shumë është poshtëruar gruaja gjatë kohëve paraislame! Pas kësaj Islami e nderoi atë dhe e bëri që të trashëgojë dhe të trashëgohet. Islami e bëri gruan një nënë e cila trajtohet me dashuri, një vajzë që respektohet dhe motër me të cilën mbahen lidhjet familjare. Kështu u ngrit pozita e saj. Megjithatë, armiqtë e Islamit nuk e shohin mirëqenien e gruas muslimane. Në vend të kësaj, ata argumentojnë në çdo mënyrë islami e shtyp gruan.

Sa i përket barazisë gjinore i cili është caku i tyre, kjo nuk është aspak e drejtë:

قَدْ جَعَلَ اللَّهُ لِكُلِّ شَيْءٍ قَدْرًا

”Allahu çdo gjëje ia ka caktuar kohën (afatin).” 4

Allahu (tebarak ue te ala) i ka dhënë burrit një nivel më lart mbi gruan. Ai e ka detyruar atë që ta furnizoj atë, ta pajis me strehim, të kujdeset për të dhe kështu me radhë. Ajo ka mirëqenie.

Nëse e krahason atë me gruan në vendet joislame, ti e sheh se si gruaja në vendet joislame ende është e turpëruar, ndërsa gruaja muslimane është e mbuluar dhe e respektuar. Për të kujdeset burri i saj, babai apo vëllai. Burri kujdeset për të që ta mbrojë atë dhe të kujdeset për të.


1 6:151

2 16:58

3 81:8-9

4 65:3

Shpërndaje: