Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Bartja e arit në formë rreth (2)

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi: http://www.binbaz.org.sa/mat/322

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Vërtet disa femra tek ne kanë dyshime dhe kanë përzgjedhur fetvan e Shejkhut: Muhammed Nasirudin el-Albanit (Allahu e mëshiroftë) muhadithit të Shamit, në librin e tij “Adab-uz-Zifaf” (Dispozitat e artesës), në të cilën përgjithësisht e bënë haram bartjen e arit rreth (jo të ndërprerë). Disa prej tyre janë privuar bindshëm nga bartja, dhe i cilësojnë femrat të cilat bartin ari me devijim dhe humbje. Çfarë mund të na thoni në lidhje me bartjen e arit rreth në veçanti, duke pasur parasysh nevojën urgjente të argumenteve tuaja dhe fetvas që na ofroni për shkak të ndërlikimit dhe rritjes të kësaj çështje?

Përgjigje: Lejohet për femrat bartja e arit rreth (jo të ndërprerë) dhe të ndërprerë, kjo duke u bazuar përgjithshëm në fjalën e Allahut i Cili thotë:

أَوَمَن يُنَشَّأُ فِي الْحِلْيَةِ وَهُوَ فِي الْخِصَامِ غَيْرُ مُبِينٍ

“A (e duan ata për Allahun) një krijesë që rritet në stoli (gruaja) dhe që ndonjë mosmarrëveshje nuk mund të mbuloj vetveten edhe po të jetë e pastër?” 43:18

Në këtë ajet Allahu përmend stoli e që në shumicën e rasteve është ari dhe të ngjashme.

Transmeton Ahmedi, Ebu Davudi dhe Nesaiu me zinxhir të mirë prej udhëheqësit të myslimanëve Alij bin ebi Talib (Allahu qoftë i kënaqur me të) se i dërguari i Allahut ﷺ morri mëndafshin në dorën e tij të djathtë, dhe morri arin dhe vendosi në dorën e tij të majtë dhe tha:

“Vërtet këto dy gjëra janë haram për burrat e umetit tim.“

Ibn Maxhe shtonë në një transmetim dhe thotë: “dhe janë të lejuara për femrat .“

Gjithashtu transmetohet nga ebi Musa el-Esharij (Allahu qoftë i kënaqur me të) se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Është bërë i lejuar ari dhe mëndafshi për gratë e umetit tim, dhe është bërë haram për burrat e umetit tim”. (Hadithi është autentik).

Është folur për dobësi të këtij hadithi për shkak të shkëputjes ndërmjet Seid bin ebi Hind dhe Ebu Musa el-Esharij, mirëpo nuk ka argument bindës që të flenë zemra në lidhje me këtë. Më lartë cituam për saktësinë e tij, dhe kjo saktësi shtohet dhe forcohet edhe me hadithe tjera të vërteta në këtë temë, siç është i njohur ky rregull tek imamët e hadithit. Këtë rrugë e kanë ndjekur dijetarët e Selefit dhe e kanë përcjell më shumë se një konsensusin për lejimin e bartjes së arit për femrat. Po përmendim disa prej tyre në mënyrë që të shtohet qartësia:

El-Xhessas në tefsirin e tij në lidhje me arin thotë: “Hadithet të cilat janë transmetuar nga i Dërguari i Allahut për lejimin (e arit) për gratë janë më të shfaqura dhe më të njohura sesa ato të ndalimit, argument për këtë është ajeti i lartpërmendur, i cili sipërfaqësisht aludon për lejueshmërinë (e arit) për femrat.”

Stolitë për femrat janë përpunuar dhe përgatitur prej shekullit të kohës së të dërguarit të Allahut ﷺ, të Sahabëve deri në ditët tona, pa kurrfarë paralajmërimi ndaj tyre, dhe kjo nuk mund të kundërshtohet me lajme (hadithe) të vetme.

Thotë el-Keja el-Huresani në tefsirin ‘El-Kur’an’, në komentin e ajetit:

أَوَمَن يُنَشَّأُ فِي الْحِلْيَةِ وَهُوَ فِي الْخِصَامِ غَيْرُ مُبِينٍ

“A (e duan ata për Allahun) një krijesë që rritet në stoli (gruaja) dhe që ndonjë mosmarrëveshje nuk mund të mbuloj vetveten edhe po të jetë e pastër?” 43:18

“Në këtë ajet ka argument për lejimin e stolive për femrat, po ashtu konsensusi është përmbledhje (argument) për lejimin e tij dhe hadithet për këtë janë të shumta.”

Thotë Imam el-Bejhaki në ‘Sunenin e Madh’, kur ka përmendur disa hadithe për lejueshmërinë e arit dhe mëndafshit pa dhënë detaje në tekstet e tij: “Këto hadithe dhe të ngjashme në këtë kuptim argumentojnë për lejueshmërinë e stolisjes së femrave me ari dhe jemi argumentuar me arritjen e konsensusit për lejimin e arit përgjithësisht për ato, duke anuluar hadithet e veçanta të cilat janë cituar për ndalimin e tij për ato.”

Imam Neveuiu ka thënë: “Lejohet për femrat veshja e mëndafshit dhe stolisja me argjend dhe ari me konsensus, duke u mbështetur në hadithet e vërteta.”

Gjithashtu thotë: “Myslimanët janë të një zëri se lejohet për femrat bartja e të gjitha llojeve të stolive prej argjendit, arit, si: gjerdani (varëse qafe-qafore), unazë, byzylyk, varëse me gurë të çmuar dhe gjithçka që bartet në qafë apo diku tjetër dhe çdo mjet zbukurues që bartet është i lejuar për to dhe nuk ka mospajtime për këtë.”

Ndërsa në komentimin e tij të Sahiut të Muslimit në kapitullin ‘Ndalimi i unazës së arit për burra, dhe anulimi i lejimit që ka qenë në fillim të islamit’ thotë: “Myslimanët janë të bashkuar rreth lejimit të unazës së arit për femra.”

Imam El-Hafidh Ibnu Haxher (Allahu e mëshiroftë) kur e komenton hadithin e Berasë: “dhe na ka ndaluar profeti ﷺ shtatë gjëra: … (njëra prej të cilave është:) unazën e arit…” se: ‘ka ndaluar profeti ﷺ bartjen e unazës së arit veçanërisht për meshkuj e jo për femra. Dijetarët janë unanim se kjo gjë lejohet për femra.’ (Fet-hul Bari 10\317).

Në lejimin e bartjes së arit për femra qoftë ai i shkëputur apo jo, aludojnë dy hadithet e lartpërmendura dhe gjithashtu edhe përcjellja e konsensusit të dijetarëve islam rreth saj. Ndërsa ne, po ju sjellim edhe hadithe tjera që trajtojnë këtë çështje:

1 .Transmeton Ebu Davudi dhe Nesaiu nga Amër bin Shuajb e ky nga babai i tij nga gjyshi i tij se një grua erdhi tek profeti ﷺ me vajzën e saj që në dorë bartte dy hallka dore, ndërsa ai i tha: “A jepni zekatin e këtyre?”Ajo ia ktheu: “Jo.” Ai i tha: “A ke dëshirë që Allahu Ditën e Kiametit t’i shndërroj ato dy hallka në dy zinxhirë prej zjarrit?!” Në atë rast, ajo i hoqi ato dhe ia dha profetit ﷺ dhe tha: “Këto janë për Allahun dhe të dërguarin e Tij.” Me këtë gjë, profeti ﷺ ia sqaroi se obligohet me dhënien e zekatit për dy hallkat në fjalë, ndërsa nuk i tha se nuk bën t’i bartë ato vajza e saj. Pra, kjo argumenton se është e lejuar bartja e gjërave të arit që janë në formë rrethi (hallka), ndërsa hadithi është autentik me zinxhir të mirë siç e thekson El-Hafidh Ibnu Haxher në ‘El-Bulug’.

2 .Në Sunenin e Ebu Davudit me zinxhir autentik transmetohet nga Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të) se ka thënë: “Ia solla Profetit (sal Allahu alejhi ue selem) disa bizhuteri të arit që ia kishte dërguar atij Nexhashiu. Në të kishte një unazë të arit me një gurë habeshij. E kapi atë profeti ﷺ me dy gishta, e më pas e thirri Umamen, vajzën e Ebul-’Asit e vajzën e vajzës së tij Zejnebes (mbesa e profetit) dhe i tha: “Zbukurohu me të vogëlushja ime.” Pra, i dërguari i Allahut ﷺ ia dha Umames unazën e arit në formë rrethi dhe i tha asaj: zbukurohu me të, gjë e cila argumenton se lejohet ari rreth i pandërprerë.

3 .Transmeton Ebu Davudi, Darekutni –i cili thotë se hadithi është i saktë– dhe Hakimi, nga Ummu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të) se ajo bartte stoli të arit, ndërsa i kishte thënë profetit ﷺ: “A është kjo e ndaluar?” Ai tha: “Nëse e jep zekatin e saj, atëherë nuk është e tillë.”

Ndërsa hadithet që nënkuptojnë ndalimin për bartjen e arit nga femrat janë jo të sakta, e gjithashtu janë në kundërshtim me hadithet të qarta e që lejojnë një gjë të tillë dhe janë autentike. Dijetarët e hadithit kur flasin në lidhje me hadithet që kanë zinxhir të mirë, por që janë në kundërshtim me hadithet më të vërteta dhe nuk mund të bëhet bashkimi ndërmjet tyre apo të dihet koha se kur është thënë njëri e kur tjetri, atëherë ato hadithe konsiderohen të vetme (shadh) që nuk merren për argumente dhe nuk punohet sipas tyre. Këto fjalë i gjeni në ‘Elfijen e Irakiut’ dhe në ‘en-Nuhbeh’ të el-Hafidh Ibnu Haxherit.

Atë që vëllai jonë për Allahun dijetari i madh Shejkh Muhammed Nasirudin el-Albani në librin e tij “Adab-uz-Zifaf” që i bashkon hadithet e ndalimit të bartjes së arit për femra dhe haditheve që e lejojnë këtë, duke i dhënë kuptimin e haditheve që e ndalojnë bartjen e arit në aspekt të përgjithshëm në atë se ndalohet bartja e arit që është rreth (jo i këputur), ndërsa hadithet që lejojnë bartjen e tij në atë se lejohet bartje e arit për femra nëse është i këputur; -kjo nuk është e drejtë, ngase nuk përkon me realitetin që e shtjellojnë hadithet autentike që e lejojnë një gjë të tillë. Themi kështu, sepse në shumë hadithe ka ardhur lejimi i bartjes së unazës dhe dihet se unaza është rreth jo i këputur dhe lejimi i bartjes së hallkave të dorës që gjithashtu janë rrathë e të pa këputur. Nga ajo që theksuam më herët kuptojmë se hadithet që lejojnë bartjen e arit janë të përgjithshme dhe nuk specifikojnë ndonjë kategori të veçantë të arit, andaj edhe jemi të obliguar që ta kuptojmë përgjithësisht ashtu edhe siç janë ngase transmetimet janë autentike. Ne përmendëm gjithashtu atë që thonë disa prej dijetarëve të cilët thonë se ka konsensus të dijetarëve në atë se hadithet që ndalojnë bartjen e arit për femra janë të anuluara. Padyshim, se kjo është e vërteta të cilën ne e besojmë. Me këtë që theksuam më lartë, sqarohet në mënyrë të plotë gjykimi i sheriatit islam mbi lejimin e bartjes së arit me të gjitha format e tij për femrat e këtij umeti, ndërsa ndalimin e bartjes së arit nga meshkujt.

Shpërndaje: