Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Sherh Fet’hul Mexhid (34)
Burimi: http://alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/fathulmajid-17-11-1436-01.mp3
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Në qoftë se kujdestari i fëmijës e bartë fëmijën gjatë tavafit, a është e vërtetë se Hanbelitë thonë se ky tavaf llogaritet për atë që bartet dhe jo për bartësin?
Përgjigje: Kjo varet nga qëllimi. Nëse ai me tavafin e tij synon atë që e bartë, tavafi i llogaritet atij që e bartë. Nëse ai me tavafin synon vetveten, tavafi i llogaritet atij. Kjo varet nga qëllimi:
”Me të vërtetë, veprat vlerësohen sipas qëllimeve dhe secili do të shpërblehet sipas asaj që synojë.”
Transmeton Bukhari (1) dhe Muslimi (1907).
Shejkh Abdul-Aziz bin Bazi -rahimehullah- thotë në librin e tij rreth haxhit se ai duhet ta mbajë fëmijën gjatë tavafit dhe që kjo llogaritet edhe për të edhe për fëmijën. Në të vërtetë nuk ka dëshmi se vetëm tavafi i fëmijës llogaritet dhe se ai pastaj duhet të bëjë tavaf për vete.