Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Bartja e stolive nëpër gazmende të ndryshme?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=YhOArrEZ4m8

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cila është thënia e saktë në lidhje me, bartjen e stolive të arit për femrat nëpër gazmende e posaçërisht në dasma?

Përgjigje: Ajo që është e lejuar për femrat të bartë prej stolive të arit është, gjëra të zakonshme tek mesatarja e grave, duke mos e tepruar në një gjë të tillë. Mesatare, e cila është e njohur tek femrat e udhëzuara. Në këtë rast, nuk ka asgjë të keqe, sepse gruaja ka nevojë për bartjen e stolive.

Thotë Allahu i Lartësuar:

“Një krijesë që rritet në stoli dhe, e cila nuk mund të mbulojë vetveten në ndonjë mosmarrëveshje edhe nëse është e pastër.” (43:18)

Gruaja ka nevojë për stoli, por pa e tepruar në këtë.

Shpërndaje: