Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Bashkëngjitet në namazin e eklipsit diellor duke menduar se është namazi farz

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: el-Lika esh-Shehri (75 A)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Një person u bashkëngjit në namazin e eklipsit diellor duke menduar se ishte namazi i farz. Çfarë duhet të bëjë ai?

Përgjigje: Kjo është mu ajo që vetëm sa kemi përmendur. Ai bashkëngjitet në namazin për të cilin mendon se është namazi farz. Kur imami ngrihet nga rukuja e parë dhe fillon leximin e Kuranit për herë të dytë, ai e kupton se është duke falur namazin e eklipsit diellor. Çfarë duhet të bëjë ai? Ai duhet të ndahet nga imami dhe të plotësoj namazin farz. Sepse ai kishte për qëllim namazin farz dhe për këtë arsye duhet të ndahet nga imami dhe të plotësoj namazin farz i vetëm. Nuk është e mundur që të pasohet imami në këtë rast, për shkak se imami do të bëjë dy ruku në një rekat. Kjo nuk është e vlefshme në namazin farz. Kur e kupton se është duke u falur namazi i eklipsit diellor, duhet të ndahesh nga imami dhe të plotësosh namazin farz. Pastaj (pasi ta ke mbaruar namazin farz) duhet t’i bashkohesh imamit dhe të falësh atë që ka mbetur nga namazi i eklipsit diellor.

Shpërndaje: