“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

Bashkëpunimi me Rafidat për të luftuar armikun e jashtëm

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi: “Mexhmu’ul-Fetaua ue Mekalat Muteneuuiah”, fetvaja nr.: 1745.

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “A është e mundshme të bashkëpunojmë me Rafidat në mënyrë që të largojmë apo luftojmë armikun e jashtëm, siç është lufta ndaj komunizmit?!”

Përgjigje: “Nuk e shoh që kjo gjë mund të ndodh! Përkundrazi, është obligim i Ehlus-Sunnetit që ata të bashkohen dhe të jenë një umet -të jenë sikurse një trup i vetëm, pastaj t’i thërrasin Rafidat në atë që thërret Libri i Allahut dhe Sunneti i vërtetë i të dërguarit salAllahu alejhi ue selem. Nëse ata i përmbahen kësaj (Kuranit dhe Sunnetit autentik), atëherë ata bëhen vëllezërit tanë dhe vetëm atëherë e kemi për detyrë të bashkëpunojmë me ta. Mirëpo, përderisa ata vazhdojnë me kryeneçësi në bazat e tyre, duke filluar nga urrejtja ndaj Sahabëve dhe fyerja e tyre përveç ndaj një numri shumë të vogël, sidomos fyerja e Ebu Bekr es-Siddikut, Umerit radijallahu anhum etj. Dhe, përderisa ata adhurojnë disa prej Ehli Bejtit siç është Aliu radijAllahu anhu, Fatimja, Hasani e Husejni, përderisa ata janë të bindur për ekzistimin e dymbëdhjetë imamëve të pagabueshëm dhe se ata e dinë të fshehtën (gajbin); të gjitha këto janë prej besimeve më të kota mbi faqen e dheut dhe se të gjitha këto gjëra vijnë në kundërshtim me atë që kanë në bindje Ehlus-Sunneti, (prandaj është e pamundshme që ne të bashkëpunojmë me ta në çështje të tilla (v.p.)).”

Shpërndaje: