“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Bashkëshortët duhet të kryejnë obligimet ndaj njëri tjetrit pa hezitim

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Sherhul-Mumti’ (12/3034-3035)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Ndalohet për bashkëshortët që t’i shtyjnë (anashkalojnë) plotësimin e nevojave të njëri-tjetrit. Shembull, nëse gruaja i thotë burrit se ka nevojë për ndonjë gjë të caktuar dhe burri i saj i thotë: “Nëse Allahu dëshiron (in shaa Allah)”. Ditët kalojnë dhe burri nuk ia plotëson asaj kërkesën, ndërsa ajo ka nevojë për atë gjë. Kjo është e ndaluar për burrin, sepse ai është i obliguar që t’i përmbush nevojat e saj. Mirëpo, nuk është e detyrueshme për të që t’i blejë gjëra asaj, që sa herë të dal ndonjë model i ri ajo kërkon ta blejë. Në këtë rast, ai e dëgjon atë, sepse gruaja ndonjëherë mund të mos ketë limit. Ai është i obliguar që sa më parë t’ia blej asaj gjërat e nevojshme, e të mos vonohet në kryerjen e obligimeve.

Nëse është e ndaluar (haram) vonimi i plotësimit të nevojave të njëri-tjetrit, është edhe më e ndaluar që ato të refuzohen në tërësi. E njëjta gjë vlen edhe atëherë kur obligimi ndaj bashkëshortit kryhet dhunshëm –kundër dëshirës apo e përmend se po e bën këtë. Pasi që është obligim për ty kryerja e detyrave tuaja nuk duhet t’i përkujtosh të mirat që i bën për bashkëshortin.

E njëjta gjë vlen edhe për gruan. Ajo nuk duhet të vonoj apo të anashkalojë kryerjen e obligimeve që i ka ndaj burrit, atëherë kur e urdhëron gruan me diçka që ajo duhet t’i bindet burrit të saj. Ashtu siç thekson një hadith autentik:

إذا دعا الرجل زوجته فأبت لعنتها الكلائكة حتى تصبح

“Atëherë kur burri e thërret bashkëshorten e tij në shtrat e ajo refuzon t’i përgjigjet, melaiket e mallkojnë atë derisa të agojë drita.” Bukhari nr (3237).

Allahu na ruajt; kjo nuk është një gjë e vogël.

Gjithashtu, është e ndaluar për gruan që t’ia plotësojë burrit nevojat kundër dëshirës – dhunshëm. Kjo gjë është kur gruaja kryen detyrat e saj, porse e urrejtje, mrrolje e pa buzëqeshje. Nëse burri sprovohet me një grua të tillë, ai duhet ta këshillojë atë, ta bojkotojë dhe ta rrahë lehtësisht në mënyrë që ajo të përmirësohet. Allahu (te ala) ka thënë:

وَاللاَّتِي تَخَافُونَ نُشُوزَهُنَّ فَعِظُوهُنَّ وَاهْجُرُوهُنَّ فِي الْمَضَاجِعِ وَاضْرِبُوهُنَّ فَإِنْ أَطَعْنَكُمْ فَلاَ تَبْغُواْ عَلَيْهِنَّ سَبِيلاً

“E atyre që u frikësoheni për shkak të kryelartësisë, këshilloni, madje largohuni nga shtrati, madje edhe rrihni (lehtë, nëse nuk ndikojnë këshillat as largimi).” 4:34

Pra ne kemi të bëjmë me tre gjëra kur është fjala tek mëkati në kryerjen e obligimeve ndaj bashkëshortit/es: refuzimi i kryerjes së obligimit, vonimi i saj dhe që obligimi të kryhet kundër dëshirës dhe me urrejtje. Që të tria këto janë të ndaluara, ngase obligimet duhet të plotësohen pa asnjë hezitim.

Shpërndaje: