Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Fataua Mu’aasarah, fq. 81
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A është e lejuar që një çift i martuar të flasë përmes telefonit për seksin dhe të ngacmojnë njëri-tjetrin aq shumë sa që njëri prej tyre ose të dy të arrijnë orgazëm. Ne e bëjmë këtë sepse burri udhëton shumë dhe ne takohemi çdo katër muaj.
Përgjigje: Nuk ka asgjë të keqe me këtë. Po, kjo është e lejueshme.
Pyetje: Edhe nëse e përdorin dorën (masturbojnë)?
Përgjigjja: Ka njëfarë pasigurie në këtë çështje. Kjo nuk lejohet për të nëse nuk ka frikë të bjerë në zina.
Pyetje: Pra, për deri sa nuk e përdorim dorën, kjo lejohet?
Përgjigjja: Po, përderisa nuk e përdorin dorën, kjo është në rregull. Ai mund të imagjinojë se është me të dhe nuk ka asgjë të keqe me këtë.
Ata gjithashtu duhet të sigurohen që askush nuk është duke dëgjuar atë që thonë ose se nuk po i spiunon dikush. Dhe Allahu e di më së miri.