Alameh Zejd bin Muhamed El-Medkhali (v. 1435)
Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=97856
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Këtu në Francë, koha e jacisë hyn rreth orës 23:00 ndërsa agimi hyn rreth 03:45. A është e lejuar për ne që t’i bashkojmë namazin e akshamit me atë të jacisë në një situatë të tillë? Dhe si duhet kuptuar hadithi ku profeti ﷺ i bashkoi namazet edhe pse nuk ishte as në frikë e as në shi?
Përgjigje: Jo, nuk është e lejuar që vendasi t’i bashkojë dy namaze përderisa nuk është udhëtar. Vendasi e ka detyrim që çdo namaz ta falë në kohën e vet të caktuar pa marrë parasysh nëse koha mes tyre është e shkurtër apo e gjatë. Kjo është detyrë e tij.
Kur bëhet fjalë për lehtësim të gjendjes, nuk lejohet që ai të praktikohet gjatë gjithë kohës apo sipas dëshirës personale. Ndonjëherë mund të ndodhë që një vendës t’i bashkojë dy namazet për shkak të disa arsyeve të forta që nuk arrin t’i përballojë. Në një rast të tillë, lehtësimi është i lejuar. Por nuk i lejohet atij që e bën këtë vazhdimisht. Nuk ka rëndësi nëse ai ndodhet në Perëndim, Lindje apo në Gadishullin Arabik.