Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Tuhfat-ul-Ikhuan, fq. 59
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Në disa vende të botës, netët dhe ditët mund të jenë jashtëzakonisht të gjata ose të shkurtra sa që nuk ka kohë të mjaftueshme për të falur pesë namazet (në kohët e tyre të zakonshme). Si duhet të veprojnë muslimanët që jetojnë në këto vende?
Përgjigje: Nëse dielli nuk largohet nga zeniti fare ose nuk perëndon për 24 orë, atëherë banorët e atyre vendeve janë të detyruar t’i falin pesë namazet ditore duke përcaktuar kohët e tyre.
Muslimi transmeton në mënyrë autentike nga En-Neuas bin Sem’an -radijAllahu anhu- i cili rrëfeu se profeti ﷺ foli për ditën e Dexhallit që do të zgjasë sa një vit.
Sahabët e pyetën: “O i dërguari i Allahut, si do t’i falim namazet atë ditë?”
Ai ﷺ u përgjigj: “Përcaktoni kohët e namazit (ashtu sikurse i falni tani).”
Sa i përket vendeve ku netët janë shumë të shkurtra dhe ditët shumë të gjata ose anasjelltas por gjithçka ndodh brenda një cikli normal 24-orësh, gjykimi është i qartë dhe i njohur duke u bazuar në argumentet e përgjithshme, muslimanët duhet t’i falin namazet në kohët e tyre përkatëse edhe nëse netët apo ditët janë shumë të shkurtra.