Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Mexhmu-ul-Fataua (12/206-207)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Në disa vende, shkëlqimi i kuq në qiell (pas perëndimit të diellit) me të cilin hyn koha e namazit të jacisë, vonohet, gjë që e bën të vështirë pritjen. Çfarë duhet të veprojmë në një rast të tillë?
Përgjigje: Nëse shkëlqimi nuk zhduket deri në agim ose zhduket vetëm pak para agimit saqë nuk ka kohë të mjaftueshme për ta falur jacinë para hyrjes së agimit, atëherë kjo kategori ka të njëjtin gjykim si ata që nuk kanë kohë të jacisë. Në këtë rast ata duhet të ndjekin kohën e vendit më të afërt që ka një orar të pranuar për jacinë. Sipas një mendimi tjetër, ata mund të ndjekin kohën e namazit të jacisë në Mekë.
Nëse shkëlqimi i kuq zhduket shumë kohë para agimit dhe ka mjaft kohë për ta falur jacinë, atëherë duhet të presin derisa ai të zhduket.
Përjashtim bëhet kur pritja shkakton lodhje dhe vështirësi. Në këtë rast lejohet që namazi i akshamit të bashkohet me atë të jacisë në kohën e akshamit për të shmangur vështirësitë.
Allahu -te ala- ka thënë:
”Allahu dëshiron që t’jua lehtësojë dhe jo që t’jua vështirësojë.” El-Bekare 2:185
”Ai ju ka zgjedhur dhe nuk ju ka vënë asnjë barrë në fenë tuaj.” El-Haxh, 22:78
Ibn Abbasi -radijAllahu anhuma- ka thënë:
“Profeti ﷺ ka bashkuar drekën me ikindinë dhe akshamin me jacinë në Medine, jo për shkak frike dhe as për shkak shiu.”
Ata e pyetën Ibn Abbasin: “Pse e bëri këtë?”
Ai tha: “Dëshiroi që të mos ia vështirësoj umetit të tij.”
Transmeton Muslimi (705).
Kjo do të thotë që ata të mos përballen me vështirësi në faljen e namazeve.