Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Bashkimi i akshamit me jacinë gjatë verës

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: https://youtu.be/dUf8TVCMMyo

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Unë jetoj në Francë dhe gjatë këtyre ditëve namazi i akshamit fillon në orën 22:00, namazi i jacisë fillon pas mesnatës dhe namazi i sabahut në 03:00. Unë zakonisht bie në gjumë para se të fillojë namazi i jacisë. A më lejohet që ta bashkoj akshamin me jacinë në kohën e akshamit gjatë kësaj kohe?

Përgjigje: Kjo nuk të lejohet. Bashkimi i namazeve është për udhëtarin apo të sëmurin që kanë nevojë për këtë. Përndryshe, të gjitha namazet falen në kohën e tyre përkatëse.

Mos u bëj dembel dhe i plogësht. Mos iu dorëzo pushimit. Ruaje fenë tënde dhe namazin tënd:

“Dhe ata të cilët janë të kujdesshëm për namazet e tyre.” El-Muminun, 23:9

Ji i kujdesshëm ndaj fesë tënde dhe veçanërisht namazeve në kohët e tyre përkatëse dhe me xhemat.

Shpërndaje: