Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Burimi: http://binbaz.org.sa/noor/7456
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A është e vërtetë që i dërguari ﷺ bashkoi namazet pa qenë i sëmurë dhe pa rënë shi?
Përgjigje: Po. Është konfirmuar nga Ibn Abbasi -radijAllahu anhuma- se profeti ﷺ bashkoi namazet pa qenë gjendje frike dhe pa rënë shi. Dijetarët thonë se ai e bëri këtë për shkak të një shkaku të arsyeshëm sikurse sëmundja. Të tjerë thonë se ky ishte fillimi i Islamit dhe se ky gjykim më vonë u shfuqizua.
Si përfundim nuk lejohet bashkimi i namazeve pa arsye. Hadithi është autentik, por interpretohet në mënyrën se ai kishte një arsye të vlefshëm për veprimin e tij ose se ishte e lejuar në fillim dhe pastaj u shfuqizua. Ibnu Tejmijeh -rahimehullah- thotë se dijetarët janë të bashkuar se hadithi nuk duhet të praktikohet. Pra bashkimi i namazeve lejohet vetëm në raste të arsyeshme, si sëmundja, shiu ose rrëshqitja për shkak të shiut. Në këto raste lejohet bashkimi i drekës me ikindinë dhe akshamit me jacinë. Gjithashtu, udhëtarit i lejohet të bashkojë namazet gjatë udhëtimit.