Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Burimi: http://binbaz.org.sa/noor/7456
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”A është e vërtetë se i dërguari (salAllahu alejhi ue selem) bashkoi namazet pa qenë i sëmurë dhe pa ra shi?”
Përgjigje: ”Po. Është konfirmuar nga Ibn Abasi (radijAllahu anhuma) se profeti (salAllahu alejhi ue selem) i bashkoi namazet pa qenë gjendje frike apo shiu. Dijetarët thonë se ai e bëri këtë për shkak të një shkaku të arsyeshëm sikurse sëmundja. Të tjerë thonë se ky ishte fillimi i Islamit, dhe se ky gjykim më vonë u shfuqizua.
Si përfundim, nuk është e lejuar për t’i bashkuar namazet pa arsye. Hadithi është autentik, por interpretohet në mënyrën se ai kishte një arsye të vlefshëm për veprimin e tij ose se ishte e lejuar në fillim dhe pastaj u shfuqizua. Ibnu Tejmijeh (rahimehullah) thotë se dijetarët janë të bashkuar se hadithi nuk duhet të praktikohet. Do të thotë pa arsye nuk është e lejuar për ti bashkuar namazet, sikurse sëmundja, shiu apo rrëshqitshje për shkak të shiut. Në këtë rast, është e lejueshme për të bashkuar drekën me ikindinë dhe akshamin me jacinë. Edhe udhëtarit i lejohet që ti bashkojë namazet.