“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Bashkimi i namazeve në rast nevoje

Imam Muhammed Emin esh-Shenkiti (v. 1393)

Burimi: Adhua-ul-Bejan (1/234)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Është transmetuar nga disa dijetarë se është i lejuar plotësisht bashkimi i namazeve për personin i cili nuk është në udhëtim. Megjithkëtë kushti është që kjo të mos bëhet një zakon. Disa nga këta dijetarë janë Ibn Sirin, Rabi’ah, Ashhab, Ibn-ul-Mundhir dhe al-Kaffali i madhë.

Të njëjtën gjë e citoi el-Khattabi nga disa prej Ehl-ul-Hadithit. Këtë e tha Ibn Haxheri dhe të tjerët. Argument i tyre janë fjalët e Ibn Abbasit radijAllahu anhuma:

”(Një herë profeti ﷺ bashkoi namazet pa qenë kohë frike apo mot me shi) Në mënyrë që të mos ia vështrirësoj umeti të tij.”

Megjithatë, ti e di nga argumentet e më hershme se këto namaze të bashkuara bashkohen në mënyrë figurative1 dhe Allahu e di më së miri.


1 Xham Suri. Kjo është që të falësh namazin e parë para se ti del koha e tij dhe namazin e dytë menjëherë kur të hynë koha e tij.

Shpërndaje: