Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Ligjërata: Sherh Fet’h-il-Mexhid (45)
Burimi: http://alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Fathul%20Majd%20%20-%2023%20-%2004%20-%201437.mp3
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Një person bashkoi namazin e akshamit me atë të jacisë sepse ai do t’i nënshtrohej një operacioni pas akshamit. Ai u zgjua në orën 21:00 dhe e pa se namazi i jacisë ende nuk kishe filluar. A duhet ta përsërisë namazin e jacisë?
Përgjigje: Jo. Ai i bashkoi namazet në një gjendje ku është e lejueshme për t’i bashkuar namazet; ai do t’i nënshtrohej operacionit dhe nuk e dinte se kur do të përfundonte operacioni ose kur do të zgjohej. Bashkimi i namazeve të tij është – nëse do Allahu – i saktë dhe po kështu namazi i tij.